Saturday, September 13, 2025

Berat Buzhala parashikon rezultatet: Në Drenas favorit është Ramiz Lladrovci

Analisti politik, Berat Buzhala, ka dalë me një parashikim për rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, PDK pritet t’i fitojë disa prej komunave më të mëdha, ndërsa në disa të tjera do ta ketë shumë të vështirë.

Ai thotë se Mitrovica dhe Drenasi janë të vështira për PDK-në, pasi aty favoritë i sheh kandidatin e LVV-së, Faton Peci, dhe Ramiz Lladrovcin.

Postimi:

Parashikimi im per rezultatin e PDK’se ne keto zgjedhje:

E fiton Ferizajin, Prizrenin, Vushtrrine, sigurisht per Skenderajin nuk behet fjale.

Nese PDK hyn ne balotazh ne Prishtine, duke supozu qe i fiton qytetet qe i ka fitu ne zgjedhjet e fundit, atehere ky do te ishte sukses historik i kesaj partie.

Sido qe te jete, une mendoj qe PDK e ka shumeeee te veshtire me e fitu Mitrovicen, ku Faton Peci eshte favorit, e qe besa edhe Drenasin, ku gjithashtu une mendoj qe Ramiz Lladrovci eshte favorit, e une nuk besoj qe Urani ka me shku ne balotazh ne Prishtine.

Eshte e pamundun qe Hajrullah Ceku e Perparim Rama mos me shku ne balotazh.

Befasi per PDK’ne mundet me kane Klina, ku Sokol Bashota eshte kandidat serioz per me u rikthy, ani pse kryetari aktual i komunes vazhdon me kane favorit.

Basti jem:

PDK e fiton Ferizajin, Skenderajin, Vushtrrine, Prizrenin, e humbe Mitrovicen prej LVV’se, e humbe Drenasin prej Ramizit, e humbe Kacanikun prej LVV’se, kurse ka mundesi me rikthy Klinen.

Neser: LDK’ne.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer