Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.
Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Emri i zyrtarit Lipovica u lakua shumë gjatë ditës së djeshme në rrjete sociale.
Një qytetar me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e djeshme, është dhëndër i Bedri Hamzës.
“Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët”-ka shkruar Hamza në Facebook.
Edhe antarët e Lëvizjes Vetëvendosje , Halil Thaci dhe Arbër Rexhaj reaguan për këtë çështje madje ia dhanë të njëjtit epitetin e dhëndrit të Bedri Hamzës.
Të dy deputetët kishin shpërndarë artikullin e një medie pro pushteti ku pohonte se Lipovica ishte dhëndër i të parit të Mitrovicës.
Por, pas reagimeve të shumta Krasniqi ka kërkuar falje publike për informacionin e gabuar për rastin e Irfan Lipovices.
“Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri. Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, thuhet në njoftim.