E premte, 4 Tetor, 2024

Besa Famgas pëson humbje të thellë nga Beshiktashi në Kupën Evropiane

Kjo ishte ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane, ndërsa e kthimit do të zhvillohet vikendin e ardhshëm në Stamboll.

Megjithatë, duke pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, vështirë se Besa mund të bëjë diçka më shumë në duelin e kthimit dhe ta synojnë kalimin në raundin e tretë të kësaj gare. Skuadra turke ka dominuar plotësisht ndaj Besës në Pejë dhe vazhdimisht ka qenë në epërsi. Madje, pas vetëm 12-të minutave lojë, Beshiktashi krijoi epërsi prej gjashtë golave (8:2). Epërsia e Beshiktashit vazhdonte të shtohej për ta mbyllur pjesën e parë të takimit me rezultatin 23:10. Beshiktashi me të njëjtën ritëm vazhdoi edhe në pjesën e dytë, për ta konfirmuar fitoren bindëse.

Në fund, rezultati i takimit ishte 19 gola epërsi për Beshiktashin, ekip që me një këmbë është në raundin tjetër të Kupës Evropiane.

Arbios Mushkolaj ishte më i dalluari te Besa Famgas me 7 gola të shënuar. Nga katër gola i patën Igor Chiseliov e Ajdin Smajilbegoviq, ndërsa 3 gola i shtoi Olsi Mulaj, por që nuk mjaftuan për ta evituar disfatën e thellë nga Beshiktashi. Nikola Arseniq me 8 gola të shënuar e udhëhoqi ekipin turk drejt këtij triumfi, ndërsa Enis Harun Hacioglu kontribuoi me 7 gola. Nga 5 gola i realizuan Mateusz Piechowski e Mihajlo Radojkoviq.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer