E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Besnik Bislimi për Gjykatën Kushtetuese: Mjedis i korruptuar dhe jo-kompetent

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka komentuar punën e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se është produkt i një mjedisi të korruptuar.

Tutje ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e njohur në vendimet kontraverze.

“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e dokumenteve/vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti.

“Por, nëse puna ime, nëse premtimi im ndaj qytetarëve është që t’u jap drejtësi – kur e dimë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është produkt i një mjedisi të korruptuar – më e pakta që mund të bëjë është të them se ky vendim, në mendimin tim nuk është produkt i një institucioni kredibil”, ka thënë Bislimi.

Tutje ai ka folur edhe për fazat e Asociacionit, duke shtuar se Serbia duhet ta ketë të kompletuar njohjen de-facto të Kosovës

“Katër faza janë deri të Asociacioni– e para pranimi i draft-Statutit, e dyta është vendimi i GJK-së, pastaj vendimi i Qeverisë, e katërta është procesi i themelimit – në krejt këto katër faza Serbia duhet të jep elementet e njohjes de-facto”, shtoi ai.

“Në momentin kur të jemi gati për themelimin e Asociacionit, ose çfarëdo emri që do t’i japim Serbia duhet ta ketë të kompletuar njohjen de-facto të Kosovës. Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë. Atë se çka thonë publikisht është veçse për konsum të brendshëm; por atë që thonë në Bruksel thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën…Në perspektivën e tyre vendimi i parë që duhet të bëjnë është njohja e të gjitha dokumenteve, pasaportave, të gjitha çka institucionet kosovare prodhojnë në momentim kur ne pranojmë draft-Statutin”, ka thënë Bislimi në një intervistë për median serbe “Radio Gorazdevac”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer