E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Besonin se po flisnin me Brad Pitt, mashtruesit u marrin 325,000 euro dy grave

Policia në Spanjë ka arrestuar pesë persona të cilët, duke pretenduar se janë ylli i Hollivudit, Brad Pitt në profile të rreme të krijuara në internet, mashtruan dy gra dhe u morën 325 mijë euro.

“Të arrestuarit kontaktuan gratë nga një faqe e fansave të aktorit fitues të çmimit Oscar dhe i bënë të besonin se kishin një marrëdhënie emocionale me të”, tha në një deklaratë Garda Civile spanjolle.

Duke u paraqitur si Pitt, anëtarët e bandës më pas dyshohet se i inkurajuan gratë të investonin në projekte të ndryshme që nuk ekzistonin.

Një gruaje, nga rajoni jugor i Andaluzisë iu morën 175,000 euro, ndërsa tjetra, nga shteti verior i Baskëve humbi 150,000 euro.

“Kriminelët kibernetikë, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin analizuar profilin e tyre psikologjik duke zbuluar se bëhet fjalë për dy persona vulnerabël pa afeksion dhe në gjendje depresioni”, nënvizoi policia.

Ata përdorën gjithashtu platforma mesazhesh dhe e-mail për të kontaktuar dy gratë që arritën aq larg sa ta besonin se po bisedonin në ËhatsApp me vetë Pitt, ndërsa mashtruesit nga ana tjetër e kompjuterit u premtonin atyre romancë dhe një të ardhme së bashku.

Pesë mashtruesit u arrestuan nga policia në rajonin jugor të Andaluzisë dhe mes tyre ndodhet edhe “truri” i rrjetit kriminal.

Policia bastisi pesë shtëpi, duke sekuestruar disa telefona celularë, karta bankare, dy kompjuterë dhe një ditar “i cili përmbante fraza të përdorura nga mashtruesit për të mashtruar viktimat e tyre”. Ata po ashtu arritën të rikuperojnë 85 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer