Saturday, February 22, 2025

BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raporton se, sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Ndonëse citojnë presidentin e ri amerikan, Donald Trump, se ka mohuar tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Evropa, BILD në një artikull të titulluar “Europa në frikë! Agjencitë e inteligjencës kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane” citojnë disa burime duke thënë se Italia po bëhet gati për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, përcjell Insajderi.

Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, si dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, thuhet në raportimin e tyre.

Sipas informacioneve të BILD, aktualisht nuk janë në diskutim vetëm bazat amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe bazat e forcave ajrore në Britaninë e Madhe. Pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për ndryshime të thella nëse Trump dhe Putin arrijnë një marrëveshje”, vijon raportimi.

Megjithatë, askush nga institucionet e Kosovës e as misioni paqeruajtës i NATO-s në vend, KFOR-i, nuk kanë paralajmëruar për një skenar të mundshëm të largimit të trupave amerikanë nga Kosova.

Sidoqoftë, sipërmarrësi Elon Musk që është pjesë e Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë së SHBA-së, ka thënë se s’e ka të qartë se pse amerikanët duhet të paguajnë për sigurinë e Evropës.

Prisni, pse taksapaguesit amerikanë mbulojnë 2/3 e kostove të mbrojtjes së Evropës? Kjo nuk ka kuptim. Mbrojtja nga kush?” ka shkruar ai në platformën e rrjeteve sociale X.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer