Wednesday, November 5, 2025

“Bir ku*ve”, “m*t”, “faqezi”, gjuha skandaloze e babait të kreut të PDK’së ndaj qytetarit

Në vend që të japë shembull të gjuhës së kulturuar, profesori universitar dhe shkrimtari Milazim Krasniqi njëherësh edhe babai i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, ka zgjedhur ta demonstrojë anën tjetër të “akademizmit”: fjalorin rrugor, shkruan KosovaNews.

Gjithçka nisi me një fotografi nga Mitrovica, shoqëruar me një mbishkrim që, në vend të frymëzimit poetik, ofroi vulgaritet:

“Mos po han m*t apet pse kam ba foto në Mitrovicë. De(jona)billat me gjasë nuk e dinë që unë nga Mitrovica jam.”

Kjo “krijimtari” e profesorit shkaktoi reagime të shumta, por kulmi arriti kur një qytetar i shkruajti privatisht duke i thënë se “gjith ky intelektual, të bënë horë fëmijët”

Në vend të reflektimit, profesori vendosi të japë një leksion teologjie, duke u mbështetur në pejgamberët për të argumentuar se secili është përgjegjës për veten.

“Gabim e ke… Ibrahimi nuk pati përgjegjësi për babën, Nuhu për të birin, Luti për gruan, Muhammedi për axhën…”

Por, sapo qytetari e pyeti nëse e pranon “koritjen e fytyrës” nga fëmijët, profesori hoqi dorë nga çdo metaforë dhe kaloi në ofendime të drejtpërdrejta:

“Jo, absolutisht jo. Nuk e pranoj as mundësinë që ti të jesh bir i ndonjë kurve, ti je vetëm një idiot, një faqezi. Phu, kreten. A e ke të qartë?”

Përgjigje kjo e cila që më shumë ngjan me një rrahje në rrugë, sesa me një dialog të një profesori universitar.

Mesazhi i plotë:

Ndërkohë, përballë reagimeve në rrjete sociale, Krasniqi nuk ka dhënë asnjë shenjë të pendimit.

As kërkimfalje, as reflektim – vetëm heshtje.
Ndoshta ky është “realizmi i ri” që ai kërkon të promovojë në letërsinë bashkëkohore: brutal, i drejtpërdrejtë dhe pa asnjë filtër etike./KosovaNews/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer