Pas përfundimit të takimit të Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë biseduar veçmas me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Ka qenë kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka nisur të flasë me Trump pas përfundimit të takimit, ku i është bashkuar më pas edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një prej momenteve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se përmend “ish-presidentin e Kosovës”.
Rama paraprakisht në fjalën e tij i kishte kërkuar presidentit Trump që të reagojë ligjur me gjyqin që po ndodhë në Hagë ku edhe po mbahet Hashim Thaçi prej 6 vitesh.