Sunday, August 17, 2025

Biznesmeni mitrovicas që dikur përkrahte PDK’në sot i “vardiset” Sveçlës e Atiqit

Biznesmeni mitrovicas, Lindrit Misini, më herët ofronte mbështetje për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, ai në një fotografi të fundit është parë goxha i afërt me akterë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mediumi Veriu.info ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e Misinit me Xhelal Sveçlën e Erden Atiqin, foto këto të realizuara përgjatë streetballit në Mitrovicën e Veriut.

“Shtrirjes së sovranitetit” në veri ia ka parë hajrin biznesmeni Misini, pasi që ka arritur të zgjerojë veprimtarinë e tij biznesore përmes ‘Missini Sweets’ në Mitrovicën e Veriut.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer