Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Blerta Deliu, ka ndarë një mesazh plot emocione për nënën e saj, Feride Deliu, e cila sot mori pjesë në panelin e Reporting House si mjeke e luftës për liri, shkruan rajoni.org.
Në një postim të shkurtër, por domethënës, Deliu ka theksuar se nëna e saj ka qenë frymëzimi dhe forca e saj ndër vite.
“Fansja më e madhe e mamit, gjithë jetën. Sot, në panelin e Reporting House, si mjeke e luftës tonë për liri. Frymëzimi, forca dhe dashnia jeme! ❤️” – ka shkruar Blerta Deliu.