E premte, 15 Nëntor, 2024

Blerta Deliu-Kodra paditë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tashmë ka ushtruar padi ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit e akuzoi deputeten për vjedhjen e 2.500 eurove të buxhetit të shtetit, shkruan Insajderi.

Ditë pas kësaj deklarate, Deliu-Kodra e ka paditur ministren për shpifje.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi”, ka shkruar Deliu-Kodra duke hedhur poshtë akuzën e ministres se ka përfituar nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

“Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar ajo.

“Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti“, shkroi Deliu-Kodra.

“Shihemi në gjykatë, Ministre!”, ka shkruar deputetja.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer