E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Boksierët kosovarë udhëtojnë drejt turneut kualifikues për Olimpiadën e Parisit

Boksierët kosovarë, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi si dhe Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, të enjten do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë.

E atje, ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë, shkruan Gazeta Express.

Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Turneu kualifikues do të mbahet nga 2 deri më 11 mars në Busto Arsizio të Italisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer