E hënë, 18 Nëntor, 2024

“Bomber” edhe në Bavari, askush s’ka bërë më mirë se Kane në dy ndeshjet e para

Transferimi i Harry Kane te Bayern Munich ka qenë temë e gjatë në Gjermani, jo për cilësinë e lojtarit, por për çmimin e paguar.

Pas negociatave disa javore, Bayern Munich në fund bindi Tottenhamin që ta pranojë ofertën prej 100 milionë eurove për sulmuesin anglez.

Në Gjermani shumë ish-futbollistë menduan se nuk duhet shpenzuar një shumë kaq e madhe për një 30 vjeçar, por Kane ka filluar të lërë gjurmë te bavarezët. Një sulmues i tillë, që theu rekorde për numrin e golave ​​kudo që luajti, vazhdon të shënojë edhe pas kalimit në Gjermani.

Kane ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër në dy ndeshjet e para të Bundesligës, gjë e cila u arrit nga vetëm dy lojtarë në historinë e Bayernit të cilët debutuan për klubin në atë sezon.

Para anglezit, vetëm Gustav Jung në 1967 dhe Adolfo Valencia në 1993 arritën ta bëjnë këtë këtë gjë duke shënuar tre gola në dy ndeshjet e para me fanellën e bavarezëve.

Kështu, Kane ka prishur këtë seri negative të sulmuesve të Bayernit që vazhdon prej 30 vitesh. Asnjëherë nuk kishte asnjë dyshim nëse ai do t’i sillte gola Bayernit, por vetë Kane mund të ketë befasuar me përshtatjen e tij të shpejtë në futbollin gjerman.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka maksimumin e pikëve pas dy ndeshjeve të para dhe qëndron në krye të Bundesligës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer