Kompania “Bujash Shabani B.I” e njohur ndryshe si kompania Bageri vazhdon të tregohet e sukseshme pothuajse në secilin tender që aplikon në Komunën e Mitrovicës që udhëhiqet nga Bedri Hamza i PDK-së, zbulon portali rajoni.org
Kjo kompani brenda 2 muajve ( 22 qershor dhe 22 gusht 2023) ka qenë pjesë e konzorciumeve të nënshkruara me 2 tenderë nga komuna e Mitrovicës, në shumën totale prej mbi 1 milion e 600 mijë euro. Kontratat e fituara nga kompania “Bujar Shabani” janë për rregullim dhe ndërtim të rrugëve dhe sheshit në Mitrovicë.
Tenderin e parë qe e ka nënshkruar kontraten “Bujar Shabani” me komunën e Mitrovicës është e datës 22 qërshor [2023], ku vlera e përgjithshme e kontratës është 1 milion e 259 mije e 165 euro e 69 cent.
Pra kjo kompani e njohur për afërsin me zëvendës ministrin e infrastruktures, Hysen Durmishi, si operator kryesor është shpallur fituese sebashku me kompaninë “KOSOVA ASFALT SH.P.K.; EL-BAU SH.P.K.; Urban O.P. Ferizaj, Ferizaj.” për ndërtimin e rruges “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Ndërsa tenderin e dytë qe është nënshkruar nga Komuna e Mitrovicë me konzorciumi pjese e se cilës është edhe kompania “Bujar Shabani B.I”, e ka si operator kryesor në këtë tender kompaninë “Adnan Bislimi B.I”, e afërt me PDK dhe prone e familjarëve të Donjet Bislimit ku vlera e përgjithsmë arrinë në 370 mije e 547 euro e 73 cent për projektin e rregullimit të “Sheshit Mehe UKA, Agim HAJRIZI, Isa BOLETINI dhe Adem JASHARI”./Rajoni.org/