E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Bremer: Më e keqja kaloi, rikthehem si Kielini

Gleison Bremer u kthye për të folur për dëmtimin, rrugëtimin e tij si futbollist dhe zgjedhjen që bëri në favor të Juventusit kur vendosi të largohej nga Torino.

Ai e bëri këtë gjatë një konference speciale për shtyp, me disa gazetarë si pjesë e “Young Repoter”, nisma që përfshin shumë tifozë të rinj të Juventusit.

“Unë jam më mirë”, shpjegoi mbrojtësi, që po ndjek fazën e rehabilitimit për t’u rikuperuar pas dëmtimit.

“Më e keqja ka mbaruar dhe dalëngadalë po rikuperohem. Kam folur shumë me Kielinin dhe do ta pyes se si arriti të rikthehet në nivelin e tij pas dëmtimit”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer