Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Mitrovicë, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes, shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka konfirmuar për Express, se personat janë të moshës së shtyre.
Ai tregoi se fillimisht u raportua për një person të pajetë në rrugën “Fadil Deliqi”, ndërsa një tjetër në atë “Ali Zeneli”.
Hetuesit janë duke vazhduar me detyrat e parapara, kurse trupat e të dy të ndjerëve tashmë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’ua kryer obduksionin.
“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.
“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.