Brighton & Hove Albion e ka thelluar edhe më shumë krizën e Manchester United.
Skuadra e De Zerbi ua ka shkaktuar “Djajve të Kuq” humbjen e tretë të shtunën në kuadër të xhiros së pestë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-3.
Brighton ka fituar me golat e Danny Welbeck (20′), Pascal Gross (53′) dhe Joao Pedro (71′).
Goli i vetëm për United është shënuar nga Mejbri (73′).
Pas kësaj fitore, në tabelën e Premier League që kryesohet nga Manchester City, Brighton ngjitet në pozitën e katërt, derisa United është në pozitën e dymbëdhjetë.