“Çfarë ndryshimi bën një javë,” ishin fjalët precize të përdorura nga nënkoloneli britanik Nick Zorab, oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe Komandant i Grupit të Betejave të Forcave Rezervë Strategjike ndërsa iu drejtua qindra trupave të tij që ishin ulur me padurim përballë tij sapo kishin shkelur Prishtinën në Kosovë.
Kjo ishte përgjigjja e shpejtë e Mbretërisë së Bashkuar, në kuptimin e plotë të fjalës, ndaj kërkesës së Komandantit Suprem të Aleatëve për Europë (SACEUR) për të riforcuar forcën paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, KFOR, brenda Kosovës në përgjigje ndaj sulmit të dhunshëm kundër Policisë së Kosovës muajin e kaluar (24 shtator) që çoi në tension të shtuar rajonal në Ballkan, shkruan ushtria britanike, raporton Gazeta Express.
Një javë – siç thotë fraza e njohur që nënkupton se brenda një jave mund të ndodhin shumë gjëra – mund të jetë një kohë e gjatë në politikë, por për nënkolonelin Nick Zorab dhe trupat e tij është shumë e shkurtër për të çuar një grup beteje në anën tjetër të Europës dhe më pas për t’i vënë në pozicionin për të kryer misionin e tyre. Në mënyrë të jashtëzakonshme, kjo është ajo që ka ndodhur dhe regjimi i tyre i trajnimeve tashmë po vazhdon me një ritëm që do t’i bëjë ata të arrijnë qëllimin e tyre për të qenë “të gatshëm për misionin”.
Kosova është një nga ato rajone ku është luftuar dhe sunduar nga perandori përgjatë mijëvjeçarëve; nga romakët e shekullit të parë deri në konfliktet e shekullit të 20-të me rreth 500 vjet sundim osman dhe në ndërkohë duke u futur në një Jugosllavi komuniste.
Me vdekjen e Titos dhe shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, Kosova e gjeti veten pjesë të Serbisë tashmë të pavarur; megjithatë, në vitin 1992 ajo e shpalli veten si republikë. Pasuan disa vite brutalitet dhe trazira të armatosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo arriti në një pikë ku NATO dha një ultimatum për të ndaluar dhunën.
Bisedimet e paqes dështuan dhe NATO më pas nisi një fushatë ajrore 78-ditore duke detyruar një marrëveshje me fraksionet ndërluftuese për të tërhequr trupat, për të ndalë katastrofën humanitare dhe për NATO-n të krijojë një forcë paqeruajtëse, KFOR të cilën e themeloi në qershor të vitit 1999 nën mandatin e OKB-së dhe nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila është në fuqi që atëherë.
Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë të cilën Serbia e kundërshtoi dhe mbetet një zonë e diskutueshme edhe sot e kësaj dite. Roli i KFOR-it është të ruajë paqen, ai nuk është në mbështetje apo mbrojtje as të kosovarëve dhe as serbëve – armiku i tij i vetëm është dhuna.
Tensionet mes dy protagonistëve kanë vluar dhe në sytë e publikut të gjerë kanë kaluar relativisht pa u vënë re kohët e fundit. Kjo u ndal më 24 shtator kur një patrullë e Policisë së Kosovës ndaloi një sasi të fshehtë armësh që po zhvendosej në veri të Kosovës, përleshja me armë që pasoi la të vdekur një kosovar dhe të tjerë të plagosur. Pastaj, pasoi një grumbullim i pajisjeve ushtarake përgjatë vijës kufitare administrative që ndan Kosovën dhe Serbinë.
Edhe pse 4,500 forca të KFOR-it janë të vendosur për operacione paqeruajtëse, me këtë ndjenjë të rritur tensioni, Shtabi Strategjik i Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) dërgoi një thirrje të qartë për mbështetje.
U ngrit Forca Rezervë Strategjike e Ushtrisë Britanike (SRF), një grup i plotë beteje këmbësorie i formuar rreth Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, i referuar me dashuri si “Tigrat”. Për rastësi një numër i Regjimentit Special të Zbulimit ishte tashmë në vend duke kryer një provë operacionale pikërisht për një ngjarje të tillë, kur papritur gjithçka u kthye në realitet.
Kërkoi SACEUR, njoftoi Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen në konferencën e partisë së tij dhe pesë ditë më vonë Tigrat filluan të zbarkojnë në Prishtinë për të forcuar kontingjentin britanik me një grup luftarak në shkallë të plotë.
Brenda disa ditësh ata do të jenë gati për misionin, ashtu siç shpejtoi oficeri komandues: “Sjellja e njerëzve, pajisjeve dhe burimeve këtu është vetëm një pjesë e stories. Faza tjetër dhe që fillon që tani është integrimi i të gjithëve këtu në një grup beteje për të kryer në mënyrë aktive misionet përpara nesh”.
Në grupin e Tigrave do të jenë 100 rumunë që do të thotë se numri total i forcave do të jetë në rajon prej 750 ushtarakësh.