Në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt, çdo vit duket se budallakia po ngrihet në një nivel të ri. Një grup të rinjsh kanë kthyer në traditë sfidimin e automjeteve të tyre, duke provuar se cili mund të ngjitet mbi bazenin e ujit të pijshëm që furnizon rreth 50 mijë banorë të kësaj treve, shkruan portali rajoni.org
Nëse nuk do të dinim që kemi të bëjmë me njerëz, kjo fare mirë mund të klasifikohej si një akt terrorist. Pse? Sepse një dëmtim i këtij bazeni do të linte dhjetëra mijëra njerëz pa ujë të pijshëm – një rrezik që këta “sfidues të gravitetit” duket se e marrin si shaka.
Ironia më e madhe është se këta shoferë aventurierë nuk janë aspak pjesë e ndonjë shtrese të varfër, përkundrazi, janë të rinj që duket se ndjekin filozofinë “jep zë aty ku s’ka vend”. Automjetet e tyre luksoze dhe sjellja e tyre e papërgjegjshme e bëjnë situatën edhe më të pafalshme.
Nëse kjo “garë” vazhdon, ndoshta një ditë do të përfundojë me pasoja të mëdha – dhe ndoshta atëherë do të kuptojnë se të hipësh mbi bazenin e ujit të pijshëm nuk është as sukses, as arritje, por një turp që dëmton komunitetin tënd.
@rajoni.org Budallakia pa kufij: Një traditë e re në Klinë të Mesme – sfidë mbi bazenin e ujit të pijshëm Në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt, çdo vit duket se budallakia po ngrihet në një nivel të ri. Një grup të rinjsh kanë kthyer në traditë sfidimin e automjeteve të tyre, duke provuar se cili mund të ngjitet mbi bazenin e ujit të pijshëm që furnizon rreth 50 mijë banorë të kësaj treve. Nëse nuk do të dinim që kemi të bëjmë me njerëz, kjo fare mirë mund të klasifikohej si një akt terrorist. Pse? Sepse një dëmtim i këtij bazeni do të linte dhjetëra mijëra njerëz pa ujë të pijshëm – një rrezik që këta “sfidues të gravitetit” duket se e marrin si shaka. Ironia më e madhe është se këta shoferë aventurierë nuk janë aspak pjesë e ndonjë shtrese të varfër, përkundrazi, janë të rinj që duket se ndjekin filozofinë “jep zë aty ku s’ka vend”. Automjetet e tyre luksoze dhe sjellja e tyre e papërgjegjshme e bëjnë situatën edhe më të pafalshme. Nëse kjo “garë” vazhdon, ndoshta një ditë do të përfundojë me pasoja të mëdha – dhe ndoshta atëherë do të kuptojnë se të hipësh mbi bazenin e ujit të pijshëm nuk është as sukses, as arritje, por një turp që dëmton komunitetin tënd.