Aktorja e talentuar britanike Kaya Scodelario ka treguar për publikun vështirësite që përballen femrat në këtë profesion.
Pavarësisht karrierës së saj të shkëlqyer me role në filma kryesht në ai që njihet gjërësisht Piratët e Karaibeve përballë Johny Depp thotë se pabarazia e saj mbetet e fortë.
Ajo shprehu për revistën FAULT se ishte zhgënjyer për pabarazinë e vazhdueshme ekonomike.
“Unë ende e dua punën time por pjesa ime e preferuar janë 18 orë në xhirime duke u thyer mendërisht për rolin kjo është ajo që unë dua por gjithashtu është një karrierë dhe një punë dhe ka aspekte të saj që janë ende shumë të vështira për gratë jam plotësisht i vetëdijshëm se ndoshta ende paguhem më pak se kushdo nga kolegët e mi meshkuj historitë që dua të tregoj janë më të vështira për t’u gjetur thjesht duan më shumë” tha ajo.
Ajo shtoi se pavarësisht vështirësive ndihet mirënjohëse që punon në një fushë që i jep liri krijuese në karrierën e saj.