Është arrestuar një burrë dje rreth orës 22:00 në Klinë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia ka njoftuar se viktima është hospitalizuar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, shkruan rajoni.org.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.