Thursday, November 6, 2025

Burri rrah bashkëshorten në Skenderaj, dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën mbrëma në Skenderaj, ku një burrë kosovar është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje verbale, shkruan rajoni.org.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë procedurës është konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë. Viktima ka deklaruar se me këtë armë ishte kanosur nga i dyshuari para disa viteve.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer