Një burrë nga Vushtrria ka sulmuar me thikë gruan e tij e më pas edhe veten, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur dje dhe i dyshuari është arrestuar ndërsa gruaja e tij është dërguar në QKUK.
“Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.