E diel, 22 Dhjetor, 2024

Calhanoglu në telashe, rrezikon deri tri ndeshje pezullim

Janë ditë të nxehta për Hakan Calhanoglu. Jo vetëm në lidhje me gjendjen e tij fizike, por edhe për implikimet sportive të hetimit “Doppia Curva”, i cili ka në qendër të vëmendjes marrëdhëniet mes ultrasve, krimit të organizuar, klubeve dhe futbollistëve.

Sipas “Tuttosport”, prokurori Chiné ka marrë të gjitha dokumentet e dobishme për të sqaruar situatën dhe së shpejti mund të referojë çështjen për anëtarët e Interit dhe Milanit nëse ata do të konsideroheshin fajtorë se nuk kanë respektuar rregullat federale që rregullojnë marrëdhëniet me tifozët e organizuar.

Pozicioni më delikat është ai i Hakan Calhanoglu. Gjatë seancës dëgjimore me hetuesit, si person i informuar për faktet, turku pranoi marrëdhëniet e tij personale me Marco Ferdico, një nga drejtuesit e Curva Nord, i cili ishte në shënjestër të hetimit.

Këto marrëdhënie së shpejti mund të kenë pasoja në nivel sportiv për lojtarin. Në bazë të shkeljes së nenit 25 të Kodit të Drejtësisë Sportive, mesfushori mund të dënohet me një gjobë të rëndë dhe nga dy deri në tri ndeshje pezullim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer