Ashtu sic kemi raportuar edhe më herët dhe në vazhdimësi, OJQ-ja Fetare, “Caritas Kosova”, është duke rënduar tejë mase sistemin shëndetësor në Komunën e Ferizaj. Kjo pasi që Cartias Kosova ka lënë pa paga rreth 300 punonjës të sistemit shëndetësor tash e 3-4 muaj, për punën që këta punonjës e kan kryer nëpër QKMF të kësaj Komune dhe fshatërave të kësaj Komune, shkruan portali rajoni.org.
Gjetjet dhe keqperdorimet e kesaj kontrate sipas Raportit te fundit të Zyres Kombetare te Auditorit, është raportuar zyrtarisht që Komuna e Ferizaj ka paguar shuma jashtëzakonisht të larta me miliona euro keqperdorime në drejtim të Caritas Kosova, për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera, të cilat lehtësisht ka mundur të i kryej vetë Komuna e Ferizaj me stafin e saj. Sidoqoftë, ligjerisht gjetjet apo keqmenaxhimet e dalura nga ky raport te Zyres Kombetare te Auditorit te Jashtem vazhdohen direkt ne Prokurorine e shtetit dhe tani, kjo Komunë po përballet me një kolaps të sistemit shëndetësor, pasi që pavarësisht që Caritas Kosova është paguar nga Komuna e Ferizaj, Caritas Kosova nuk i’u ka paguar pagat 300 punëtorëve shëndetësor për 4 muaj. Për këtë, ka raportuar edhe vetë Kryetari i Degës së LDK-së, Visar Azemi.
Kjo situatë po rëndon edhe më shumë gjendjen në sistemin shëndetësor të Kosovës në përgjithshësi, duke marrë parasysh që profesionistët shëndetësor në Republikën e Kosovës, dita ditës po largohen nga vendi ynë, në vende perëndimore, dhe, kjo situatë, i shtyen profesionistët shëndetësor që edhe më zellshëm të largohen nga Kosova./Rajoni.org/