E martë, 1 Tetor, 2024

“Çdo vonesë mund të ketë pasoja fatale”, vajza e Gani Kocit i drejtohet shtetit me kërkesë urgjente

Enkela Koci, vajza e veteranit Gani Kocit, i është drejtuar me një kërkesë urgjente ndaj ministrisë së Shëndetësisë, shkruan portali rajoni.org.

Ajo ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, që të mundësojnë importimin e një ilaçi për trajtimin e sëmundjes së tij.

“Babai im nuk ka mundësi financiare për të blerë këtë ilaç në kushte të tilla. Si pensionist dhe veteran, ai meriton trajtim të dinjitetshëm dhe të qasshëm. Nëse ky ilaç nuk bëhet i disponueshëm, duhet të trajtohet jasht shtetit, dhe është e domosdoshme që Fondi i Sigurimit Shëndetësor ta mbulojë këtë trajtim, pasi në Kosovë po ia mohon këtë të drejtë. Kërkoj nga ju, si përfaqësues të institucioneve shëndetësore, të merrni masa urgjente për të mundësuar aksesin e pacientëve në ilaçet që iu nevojiten për trajtim. Çdo vonesë mund të ketë pasoja fatale për ata që luftojnë me sëmundje të rënda. Ju lutem që ta shqyrtoni këtë kërkesë me seriozitetin që meriton, dhe të merrni vendime që do të shpëtojnë jetë”, thuhet në kërkësen e saj drejtuar Ministrit Arben Vitia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer