E martë, 19 Nëntor, 2024

Çfarë përmbante “trasta” e perëndimorëve? Ridvan Berisha: Dialogu duhet të përmbyllet brenda dhjetorit

PRISHTINË- Gazetari i njohur nga Kosova, Ridvan Berisha analizoi vizitën e sotme të “pesëshes” evropiane, të cilët kanë vijuar takimet me drejtuesit e lartë të Kosovës me fokus vijimin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Gjatë një interviste në “Ballkan Update” me Linda Karadaku, Berisha tha se publiku i Kosovës duhet të dijë detaje rreth planit të ri, i cili mendohet të jetë propozuar në tavolinë sot nga përfaqësuesit “QUINT”. Ai shtoi se me shumë gjasë plani i ka rrënjët tek propozimi franko-gjerman.

“Publiku kosovar duhet të dijë se çfarë po ndodh. Sot të gjithë duan ta dinë se qeveria e Kosovës është pajtuar, siç ka thënë kryeministri përmes një reagimin në llogarinë personale se e mirëpret pesëshen evropiane dhe ashtu sikurse e pret planin e ri për të vijuar progresin përpara për normalizim. Ky normalizim duket se ka rrënjët e planit franko-gjerman. Krejt çfarë mund të ndryshojë është plani i dinamizmit të realizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve si një proces i vështirë, por duket se pesëshja druan se mund të përsëriten akte të ngjashëm të 24 shtatorit nëse Kosova dhe Serbia nuk e marrin seriozisht këtë plan të homogjenizuar të komunitetit mik ndërkombëtarë të Kosovës, në mënyrë që t’i çelët rrugë dialogu për rezultat më substancial”, tha ai.

Sipas gazetarit, procesi i dialogut me ndërmjetësimin e perëndimorëve duhet të vijojë dhe në fund të nënshkruhet një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, brenda dhjetorit të këtij viti.

“Kemi një plan, por nuk e dimë përmbajnë e këtij plani. Kosova nuk mund të shihet si delja e zezë dhe nuk mund të shihet si dele e zezë, sidomos pas agresionit të 24 shtatorit nga ana e Serbisë , por nëse vijon kryeneçësia nga pala e Kosovës duke vendosur kushte dhe Lajçak tha se asnjëra pala nuk është në kushte për të vendosur kushte , sepse procesi mund tas çojë drejt një përsëritje të 24 shtatori, një përshkallëzimi të ri, atëherë mesazhi është i qartë se ka vetëm një rrugë për të ecur përpara, që është rruga e dialogut, por që ky dialog duhet të këtë një kufi kohe. Maksimumi para Krishtlindjes, duhet që Kosova dhe Serbia të mbyllin këtë proces me një zotim të qartë të nënshkruar një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer