E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Çfarë po ndodh me fondin e vershimeve në Skenderaj, pse nuk po egzekutohen paret !?

Nëse i referohemi zyrës për informim të komunës diçka nuk po ec mirë rreth shpërndarjes se mjeteve për 373 familjet e prekura nga vërshimet e 19 janarit pasi komuna ende nuk ka listë përfundimtare, shkruan portali rajoni.org.

Komuna e respektivisht Kryetari Nura, ditë më parë kishte ftuar këto familje në sallën e Kulturës “Hasan Prishtina” për të ju bere me dije se atyre u takojnë nga 1,111 euro prej shumës totale qe janë grumbulluar nga zemërgjerësia e njerëzve vullnetmirë, fondacionet, shoqatat, klubet, personat fizik e juridik, dhe se veç duhet dhenë kontot për ekzekutimin e mjeteve.

“Me 373 familjet e prekura nga vërshimet e 19 janarit, që përfitojnë në mënyrë të barabartë nga 1,111.75 Euro, nga Fondi Emergjent i Vërshimeve, në të cilin u grumbulluan 414,685.75“ kishte shkruar kryetari Nura ndër të tjera në facebook.

Pra sipas kësaj i bije se pa marrë parasysh kush dhe qfarë dëmesh ka pasur ose thënë ma thjesht si dikujt qe uji ja ka mbuluar terë shtëpin e si dikujt qe ja ka lagë veç arën apo oborrin – të gjithëve njejtë nga 1,111€ ?

Mirëpo më vonë si dukët komuna pas interesimit të portalit rajoni për publikim të listes po e sheh qe diçka nuk është ka shkon; dhe sipas zëdhënësit të komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, akoma ka punë në këtë drejtim sepse ata edhe pse kanë hartuar listën përfituese megjithatë akoma nuk ka listë përfundimtarë të përfituesve sepse janë në afatin e ankesave.

“Pas njoftimit rreth situatës me vërshime, fondit emergjent si dhe pas diskutimeve në takim, për disa ditë me radhë qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesa eventuale në lidhje me procesin në fjalë. Sapo të përfundojë shqyrtimi i tyre, Komuna do të hartojë listën përfundimtare të familjeve përfituese në bazë të të cilës do të ekzekutohen mjetet e Fondit Emergjent të Vërshimeve dhe e njëjta listë do të publikohet”, ka thënë Amir Lushtaku për portalin rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer