Chelsea po përgatitet për një revolucion në skuadër këtë verë, me synimin e tyre për të shitur deri në 15 lojtarë, ku qëllimi është riformimi total i ekipit. Ndër emrat që mund të largohen nga klubi janë emra të njohur, por edhe nga ata që u afruan me bujë dhe se nuk gjetën vend në formacionin titullar.
Cucurella, Thiago Silva, Chalobah, Sarr, Gallagher, Chukwuemeka, Madueke, Sterling, Kepa, Maasten, Hall, Ziyech, Lukaku, Fofana dhe Armando Broja janë lojtarët që mund të plotësojnë këtë listë spastrimi.
Strategjia e Chelsea rreth ofrimit të kontratave afatgjate e bën thelbësore mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve neto. Prandaj, shitja e lojtarëve është një pjesë thelbësore e strategjisë së klubit, po aq sa edhe blerjet e reja.
Merkatoja e verës pritet të jetë shumë e nxehtë për Chelsea, ku gjithashtu po mendohen edhe transferime të mëdha për të forcuar pozicionin e tyre në Premier League dhe në Europë./