Monday, June 30, 2025

Chelsea pëson humbje nga Wolvesi

Kriza e rezultateve te Chelsea ende është duke vazhduar, ku së fundmi pësuan humbje edhe në udhëtim te Wolvesi.

“Blutë” edhe pse dominuan pjesën më të madhe të lojës, u mposhtën me rezultat të ngushtë 2:1.

Mysafirët e nisën më mirë duke pasur disa raste nga afërsia, por si gjithnjë po iu mungon finalizimi.

Raheem Sterling humbi rastin e artë në këtë sfidë, duke dështuar keq nga afërsia.

Lemina i dha epërsinë Wolvesit duke realizuar një gol të bukur pas asistimit të Sarabias (51’).

Chelsea dominoi në minutat në vazhdim duke kërkuar përmbysjen, që assesi s’ia doli ta arrijë.

Derisa po sulmonte, mbrojtja vendase bëri një gafë ku përfitoi i inkuadruari Doherty, që vulosi fitoren (90+4’).

E tëra që bëri skuadra e Pochettinos ishte goli i nderit, i realizuar nga Christopher Nkunku (90+6′), që shënoi në debutim në Premier League.

Chelsea mbetet në pozitën e 10-të me 22 pikë, aq sa ka edhe Wolvesi vetëm se një vend më poshtë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer