Friday, March 27, 2026

Ciklon i fuqishëm godet Kosovën sonte: Parashikohet shi dhe borë

Një ciklon i fuqishëm që po përfshin Ballkanin pritet të arrijë Kosovën sonte, duke sjellë reshje shiu dhe të përziera me borë.

Në ultësirat e Rrafshit të Kosovës priten reshje të përziera për shkak të përzierjes së ajrit të ftohtë polar me ciklonin, ndërsa në zonat malore priten reshje më të dendura bore.

Reshje të dendura priten edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore, me mundësi stuhish me vetëtima në disa zona.

Temperaturat do të shënojnë ulje në gjithë rajonin. Stuhi dimërore kanë filluar tashmë në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, me borë të dendura në zonat malore dhe kodrinore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer