Agjenti i Jorginhos ka bërë të qartë se lojtari nuk do t’i bashkohet Fenerbahces.
Gjiganti turk që disa javë ka shprehur interesim për italianin dhe është duke shpresuar ta mbyllte marrëveshjen para 15 shtatorit.
Sidoqoftë, agjenti Joao Santos ka konfirmuar se Jorginho vazhdon të jetë i fokusuar për të pasur sukses te Arsenali.
“Jorginho është i fokusuar te Arsenal, në Premier League dhe Ligën e Kampionëve”.
“Ai nuk do të shkojë te Fenerbahce”, deklaroi ai për “TMW”.