Ku në mënyrë profetike, Parashqevia do të dukej sikur me atë dashurinë e saj, miqësin me të gjithë, çiltërsinë e madhe, po u thoshte “Mirë u pafshim për së gjalli!” miq të dashur…….! .
Manhattan – New York: Vitet kalojnë, ndërsa, emri i saj, dhe ai zëri i bukur e virtuoz i këngëve të saj, që mbante gjallë shtypin dhe muzikën e atyre viteve të nostalogjisë, sa vjen dhe po mbetet në harres.
Aq sa sot do të duhet vetëm ndonjë lajm prej atyre scoop, që të marri dhënë me ndonjë “fake news” që emri i saj të dalë përsëri në publikun shqiptar….
18 vjet më parë, prej kur për herë të fundit këngëtarja më e njohur – Ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte ajo kur Parashqevis, do të paraqitej në publik – para adhuruesve të shumtë të saj , dashamirsve dhe miqve në komunitet, në zemër të Nju Jorkut.
Ku në mënyrë profetike, Parashqevia do të dukej sikur me atë dashurinë e saj, miqësin me të gjithë, çiltërsinë e madhe, po u thoshte “ Mirëupafshim për së gjalli!” miq të dashur…….! .
Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme e atyre viteve, që karjerën e saj duket se e “përfundojë” në Nju Jork, do të fotografohej – ate ate natë, dhe ndante një pjesë të miqësis – e cila ishte dhe tipar i saj, pothuajse me të gjithë pjesëmarrësit e atij koncerti të vogël, në promovimin atë natë njujorkeze të CD-së më të fundit të saj titulluar: “Echoes From Iliria” (Jehone nga Iliria).
Parashqevia, u fotografua me të gjithë, pa u “treguar atyre” se nuk do të “takaoheshin” më, sepse jeta e saj do të merrte një “plasëritje” fatkeqe, do të përfundote “mes një dashurie romantike dhe një ndarje tragjike, me burrin e saj Robertin.
Divorcin, me burrin e saj me të cilin kishin edhe një engjull – një djalë i “kryeqëzuar” mes dy bukurive njerëzore, atë pak esmer si Argjentinas nga Babai dhe i bardhë e i bukur si shqiptar, veshur atë natë edhe me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme, nga Nëna, pra nga Parashqevi Simaku.
Sot, 18- vjet më pas të gjithë pyesin se përse prej shkurtit 2006, Parashqevia i “humbi” lidhjet e saj me publikun? për t’u bërë preh e “thashethemeve” , dhe gojë-keqëve, madje për fat keq edhe të ndonjëri prej kolegeve të saj – në SHBA dhe Shqipëri.
Ku në mënyrë profetike, Parashqevia do të dukej sikur me atë dashurinë e saj, miqësin me të gjithë, çiltërsinë e madhe, po u thoshte “ Mirëupafshim për së gjalli!” miq të dashur…….! .
Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme e atyre viteve, që karjerën e saj duket se e “përfundojë” në Nju Jork, do të fotografohej – ate ate natë, dhe ndante një pjesë të miqësis – e cila ishte dhe tipar i saj, pothuajse me të gjithë pjesëmarrësit e atij koncerti të vogël, në promovimin atë natë njujorkeze të CD-së më të fundit të saj titulluar: “Echoes From Iliria” (Jehone nga Iliria).
Parashqevia, u fotografua me të gjithë, pa u “treguar atyre” se nuk do të “takaoheshin” më, sepse jeta e saj do të merrte një “plasëritje” fatkeqe, do të përfundote “mes një dashurie romantike dhe një ndarje tragjike, me burrin e saj Robertin.
Divorcin, me burrin e saj me të cilin kishin edhe një engjull – një djalë i “kryeqëzuar” mes dy bukurive njerëzore, atë pak esmer si Argjentinas nga Babai dhe i bardhë e i bukur si shqiptar, veshur atë natë edhe me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme, nga Nëna, pra nga Parashqevi Simaku.
Sot, 18- vjet më pas të gjithë pyesin se përse prej shkurtit 2006, Parashqevia i “humbi” lidhjet e saj me publikun? për t’u bërë preh e “thashethemeve” , dhe gojë-keqëve, madje për fat keq edhe të ndonjëri prej kolegeve të saj – në SHBA dhe Shqipëri.
Në promovimin e asaj CD-je, e cila për fatkeq mbeti e fundit morën pjesë disa nga VIP-at shqiptarë të artit e kulturës në SHBA, mes tyre edhe Stan Dragoti, aktori dhe regjisori i njohur i Hollivudit, mjeshtri i fotografisë Fadil Berisha, artisti i njohur i fotografisë profesioniste në SHBA, Dritan (Tony) Dovolani, një nga figurat më popullore, artistike e më të njohurat në komunitetin shqiptar në Nju Jork, e rreth tij.
Albumi me titullin ‘Jehonë nga Iliria’ ishte i pari album i një këngëtare shqiptare në tregun e muzikës amerikane – Pra, në shitje në dyqanet kryesore muzikore të Amerikës dhe në dyqanet e shumta virtuale në internet në të gjithë botën.
Kompakt disku me 10 këngë u promovua 11 vjet më parë tash mund të dëgjohet brenda gjithë dyqaneve të rrjetit ‘Virgin Megastores’ në SHBA, ku klientët do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe të blejnë përmbledhjen më e fundit të muzikës popullore shqiptare.
Gjithashtu, për herë të fundit, ky ka qenë edhe preformanca e fundit live me publikun e Parashqevi Simakut, e cila në bashkëpunim me Borders Books & Music gjatë promovimit këndojë LIVE dhe lëshoi shumë autografe, në CD e saj “Echoes from Illyria”.
Atë natë folën edhe disa nga yjet e artit e kulturës
Ish-burri i saj Robert Nolfe, i cili “ndoshta” ia “shkatërroi” jetën me atë ndarjen – divorcin atë natë do të thoshte: – “Për mua personalisht, është kurorëzimi i një suksesi 10-vjeçar. Dhe unë e kuptoj fare mirë sot, se çfarë kemi bërë për të nxjerr në pah vlerat e muzikës folklorike shqiptare me bashkëshorten time Simakun, duke mbledhur muzikën më të bukur popullore shqiptare nga të gjitha anët e Shqipërisë. Pra, tha ai kjo është një gjë shumë e veçantë dhe e gëzuar për mua personalisht dhe për të dashurën time Simaku, djalin tim Luka, të promovojmë këtë CD- të titulluar “Jehonë nga Iliria”. Promovimi i kësaj CD-je është promovimi i vetë vlerave të kësaj këngëtareje, yll i muzikës popullore shqiptare. Publiku do të jetë ai që do ta vlerësojë më mirë këtë CD, që cila bart në vetvete realizimin e një niveli ndërkombëtar dhe e prezanton muzikën e bukur shqiptare, në nivele nga më bashkëkohoret.
Kjo mendoj na tha ai eskluzivisht per gazeten tone, është “ndalesa” e parë, ne shpresojmë të bëjmë edhe albume të tjera të cilat do të dalin nga burimi i muzikës popullore shqiptare. Një muzikë kjo nga më të vjetrat në Ballkan me traditë e kulturë të njohur në historinë e këtyre popujve. Ne po përgatitemi të bëjmë një koncert “live” për të gjithë shqiptarët që banojnë në SHBA-ës. Gjithashtu ne mendojmë të tërheqim me muzikën tonë edhe jo -shqiptarët, pasi muzika ka të njëjtën “gjuhë” në të gjithë botën, ajo është e dashur dhe e kuptueshme për çdo njeri që e dëgjon atë dhe e shijon muzikën”.
Ndërkohë, Parashqevi Simaku, e entuziasmuar nga prezenca e shqiptarëve dhe kolegëve të saj të dashur, i tha gazetës Bota sot, që e mbuloi atë aktivitetet të fundit të saj në nju Jork, se: ”Falënderoj, për pjesëmarrjen, këtu të fotografit të famshëm shqiptarë në Amerikë, zotin Fadil Berisha. Regjisorit e aktorit të njohur në Amerikë yllit të kinematografisë Stan Dragoti.“Valltari i Yjeve” – superylli i vallëzimit me popullorë dhe më në zë në SHBA- dibrani Toni Dovolani. Klarinetistin e talentuar Maks Vathi, e të tjerët të gjithë shqiptarët”.
Më pas Parashqevi Simaku, na tha se: ”Erdha, në Amerikë, ashtu siç keni ardhur edhe ju me ëndrrën e madhe të “Eldorados – Tokës së Premtuar”. Dhe, gjeta ngrohtësinë dhe dashurinë e madhe të këtij vendi. Sot, ndjej një nder e një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe që në këtë promovim të gjenden kaq shumë shqiptarë në metropolin e botës qytetin më të famshëm në botë Nju Jork-un. Sidomos, jam e impresionuar të bëjë promovimin e kësaj CD-je, në këtë supermarket librash dhe CD-ish ku në njërën prej stendave të tij janë të publikuara edhe librat e studiueses angleze që shkroi për Shqipërinë e shqiptarët Edith Durham. Kisha një ndjenjë të madhe shqiptarie, tha ajo e cila më ka ndezur zëmrën sot, saqë edhe djalin tim e kamë veshur me kostum popullor me tirqe e xhubletë.
Jam e gëzuar se të gjithë këtë inspiracion, që kamë gjetur tek muzika e ëmbël dhe e bukur shqiptare, tash përmbledh me një CD- bashkëkohore për ta promovuar në Nju Jork. CD-ja, e re titulluar “Jehonë nga Iliria”, është frut i bashkëpunimit me bashkëshortin tim Robertin, klarinetistin Maks Vathi dhe muzikantin e talentuar Binak Elezi. Ndërkaq, nuk mund të le pa përmendur edhe të gjithë shqiptarët të cilët me nderojnë me pjesmarrjen e tyre sot, këtu, duke më dhënë më shumë “zemër” dhe më shumë kënaqësi.”
Në fund Parashqevi Simaku i thotë Bota sot, se: ”Këtë album me këngë ja dedikoj mësuesit të parë të muzikës, babait tim. Gjithashtu, shqiptarëve kudo në botë – mbasi unë kam një detyrim të madh ndaj Shqipërisë dhe të gjithw juve që më keni pritur gjithmonë me ngrohtësi dhe duartrokitje të zjarrta që nuk e kam gjetur në asnjë vend të botës…”
Fotografi i famshëm shqiptarë në SHBA – Fadil Berisha, tha atë natë njujorkeze, se: “Është një kënaqësi e madhe, për mua të marrë pjesë në këtë eveniment ku promovohet një artiste e madhe shqiptare. Është kënaqësi për ne si shqiptarë të tregojmë përpara amerikanëve vlerat dhe bukurinë e muzikës sonë popullore. Dhe besoj se me këtë promovim “ne kemi hapur një derë” në Amerikë me muzikë popullore shqiptare. Është me të vërtet një kënaqësi e veçantw, të dëgjosh e shikosh në këtë supermarket të madhe ku janë super yjet e artit e të muzikës amerikane e botërore të shohësh në stendat e saj edhe një CD-i shqip dhe anglisht me titull: “Jehonë nga Iliria”. Kjo na bënë krenar dhe na jep nder që jemi shqiptar”.
Kurse, artsiti i njohur Stan Dragoti – “Se kisha menduar kurrë se jemi kaq shumë shqiptarë dhe se kemi kaq shumë adhurues të muzikës e artit shqiptar në Amerikë. Është me të vërtet një kënaqësi e madhe të krijosh një botë shqiptare në mes të Nju Jorkut. Ky është një sukses i cili duhet të mos harrohet por të përcillet edhe në evenimente të tjera”.
Për kampionin botëror të kërcimit, Toni Dovolani u tha se kjo ishte një nga netët më të bukura të jetës së tij, shprehet ai duke thënë se: ”Pashë një këngëtare shqiptare, që e kisha ëndërruar gjithnjë ta dëgjoja “live”. Simaku, është një yll i këngës shqiptare në Amerikë.”