E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Çitaku kërkon nga Kurti e Osmani të këndellen urgjentisht: Mosdurimi ndaj krerëve të UÇK nuk duhet ta mposhtë dashurinë pë Kosovën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po “bën trafik të organeve në zonat e luftës

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur se ky skenar është i njëjti me atë që Rusia e Serbia kanë bërë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e PDK-së më tej ka thënë se institucionet e Kosovës, Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht.

“Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, është shprehur Çitaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer