Manchester City nuk ka lejuar Liverpoolin gjatë ta mbajë kreun e tabelës në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me përmbysje nga West Ham.
Vendasit kanë gjetur golin në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur Ward-Prowse ka shënuar pas një asisti nga Coufal.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pastaj pjesa e dytë i ka takuar Cityt.
Doku (46′), Silva (76′) dhe Haaland (86′) janë regjistruar në listën e realizatorëve të golave për Cityn.
Pas kësaj fitore City e rikthen brenda ditës pozitën e parë në tabelë, të cilën ia kishte rrezikuar Liverpool pas fitores ndaj Wolves.