Batalioni i KFOR-it për Mbikëqyrjen dhe Zbulimin e Inteligjencës (ISRBN) është një njësi vartëse e KFOR-it, që është e specializuar në mbledhjen e informacionit si një grup aftësish ushtarake.
KFOR në një postim në Facebook, ka theksuar se ISRBN përbëhet nga profesionistë shumë të trajnuar nga tetë vende të NATO-s dhe jo-NATO, funksioni kryesor i të cilëve është formimi i kërkesave të informacionit kritik të komandantëve nëpërmjet mbikëqyrjes dhe zbulimit.
“Batalioni i #KFOR-it për Mbikëqyrjen dhe Zbulimin e Inteligjencës (ISRBN) është një njësi vartëse e KFOR-it që është e specializuar në mbledhjen e informacionit si një grup aftësish ushtarake. ISRBN përbëhet nga profesionistë shumë të trajnuar nga tetë vende të NATO-s dhe jo-NATO, funksioni kryesor i të cilëve është formimi i Kërkesave të Informacionit Kritik të Komandantëve nëpërmjet mbikëqyrjes dhe zbulimit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ky batalion funksion që nga 2016-a.