E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

“Çka do që ka nevojë”, Vetëvendosja në Prishtinë tallet me Ramën: Nuk ka informata për Lojërat Mesdhetare

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka kritikuar konferencën e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Ramës, për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë më 2030-ën.

Në reagimin e tyre në ‘Facebook’, thuhet se Rama nuk ia ka as idenë më të vogël lidhur me organizimin e eventit sportiv, shkruan Gazeta Insajderi.

VV-ja, po ashtu komentoi edhe shmangien nga deklarimet në konferencën në fjalë për arrestimin e dy zyrtarëve të tij komunalë.

“Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjell ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm. Më poshtë shihni bllokimet e tij në pyetjet konkrete dhe specifike për të cilat nuk e ka as idenë më të vogël”, thuhet në reagimin e VV-së.

Rama përgjatë së hënës, kur është pyetur nga gazetarët se sa do të jetë shuma që do të ndajë komuna e Prishtinës për Lojërat Mesdhatare, ka thënë “sado që të jetë nevojë”.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 milionë euro për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.

Sportistët pjesëmarrës do të akomodohen në konvikte dhe do të mund të ushqehen në mensë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer