Sot në fshatin Klinë e Poshtme, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për shtëpinë-shkollë, pronë private e Hisni dhe Mursel Tahiraj, të cilët gjatë periudhës 1990 – 1999, e kishin vënë në shërbim të paraleles së ndarë të Shkollës së Mesme Teknike “Anton Çetta”, e ku mësuan gjenerata të shumta gjatë kohës që ishte e ndaluar mësimi shqip, shkruan rajoni.org
Në cermonin e organizuar më këtë rast kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, duke u shprehur mirënjohje të thellë ndaj mësimdhënësve, për kontributin e tyre të pamohueshëm në edukimin e gjeneratave të viteve 1990-1999, ka thënë se pavarësisht kohës së vështirë, profesorët dhe elita intelektuale nuk u dorëzuan përballë trysnisë dhe rrezikut, vetëm që procesi mësimor të vazhdonte duke dhënë mësim për nxënës të shumtë.
Në emër të mësimdhënësve foli ish-profesori Miftar Lushtaku, i cili tregoi për vështirësitë në kohën kur punonte si mësimdhënës. Ai ka falënderuar për këtë zbulim të pllakës, që do të mbetet në histori si shtëpi-shkollë.
Në fund janë ndarë mirënjohje për profesorët dhe pronarët e shtëpive.
Mirëpo lidhur me këtë sot ka pasur një reagim të ish-mësimdhënësve të cilët kanë shpreh një zhgënjim të thellë për mos ftesën e tyre në këtë ceremoni dhe një herit ka pas vërejtje për pllakën që është vendos e cila është e mangët.
Ish-drejtori i Drejtorisë komunale në Skenderaj Bekim Latifi në profilin e tina lidhur me këtë ngjarje pasi ka çmuar larg kontributin e mësimdhënësve të asaj kohë ka komentuar: “thënë që aty ish dashtë të jenë edhe emrat e atyre mësimdhënësve tjerë që kanë kontribuar në atë kohë.”që i bije që aty janë vendos vetëm emra selektiv.
Duhet cekur se si i ka trajtuar ky pushtet mësimdhënësit e viteve të 90-ta tregon edhe fakti se një numër i tyre kishin larguar nga puna pas lufte vetëm ose nuk ishin pjesë e politikes së këtij pushteti.
Mjerisht disa nga ata mëshimdhëns te larguar sot nuk janë në mesin tonë kurse për disa tjerë ky pushtet është detyruar te paguaj gjoba të majshme nga rastet e humbuar në gjykata.,pra nëse të gjitha këto merren për bazë ky veprim i komunës është hipokrizi.
Postimi i Bekim Latifi,
Respekt për të gjithë qe kanë kontribuar, respekt për familjet qe shtëpit e tyre i bënë shkollë.
Ndërsa ai qe e ka bërë atë pllakë ka bër shumë gabime për arsye se edhe shumë mësimdhënës qe kanë dhënë mësim në këtë shtëpi/shkollë nuk janë të përfshirë emrat e tyre në atë pllakë.
Kërkoj nga Komuna e Skenderajt qe ta rishikoj dhe ti eliminojë gabimet si dhe të ju kërkoj falje te gjithë atyre mësimdhenësve të cilët nuk janë përfshirë në këtë pllakë e të cilët kane kontribuar në këtë kohë dhe në këtë shtëpi shkollë.