Me të mbaruar koncertin e fundit të turit veror, rrugët mes Dafinës dhe DJ Geek u ndanë edhe profesionalisht.
Geek, pati një falënderim publik duke nënvizuar se do të vazhdojë aktivitetin e tij i pavarur.
E nuk ka vonuar shumë gjetja e zëvendësimit.
Në grupin e këngëtares, tani e tutje DJ do jetë Dandara.
‘Është zyrtare. Duam t’i urojmë mirëseardhje publikisht anëtarit tonë më të ri, DJ Dandara në familjen tonë’, thuhet në njoftimin e MoneyZ.
Me këmbë të mbarë!