Dr.sci Dafina Kolgeci – specialiste e mjekësisë orale me paradontologji – është një prej kandidateve më të spikatura të Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën e 28 dhjetorit dhe e vetmja me këtë titull shkencor nga Komuna e Suharekës.
Ajo vjen nga një familje me traditë të gjatë në shërbim publik dhe në LDK. Dafina është vajza e doajenit të LDK-së, Dr. Shefket Kolgeci, një nga figurat më të respektuara të degës së Suharekës, i cili që nga themelimi i partisë i qëndroi besnik vizionit rugovian dhe për dekada me radhë shërbeu me nder, profesionalizëm e humanizëm ndaj qytetarëve.
Tani, Dafina Kolgeci po synon që këtë traditë të shërbimit ta çojë në nivelin qendror, duke përfaqësuar Suharekën me dinjitet, dije shkencore dhe qasje moderne në politikë.
Ajo mban numrin 81 në listën e LDK-së.
#Dafina81
#LDK123