Aktorja Dakota Fanning ka treguar se që nga viti 2005, çdo ditëlindje merr si dhuratë këpucë të reja nga aktori Tom Cruise.
33 vjeçja ka punuar bashkë me aktorin në filmin “War of the Worlds”, 20 vjet më parë dhe tani ka treguar se cila është dhurata që merr çdo vit që kur u bë 11 vjeç gjatë xhirimeve të atij filmi.
Ajo ka treguar se ajo i do shumë këpucët dhe se që kur ishte e vogël gjithnjë ka folur shumë për to, prandaj çdo vit Cruise i dërgon këpucë si dhuratë për ditëlindje.
“Më pëlqenin këpucët kur isha e vogël dhe duke u rritur, kur isha në xhirimet e ‘War of the Worlds’ patën filluar të më binin tamam këpucët e të rriturve. Prandaj që nga atëherë ai më dërgon këpucë”, ka treguar Dakota në emisionin e këngëtares Kelly Clarkson.
Ajo ka pranuar se me kalimin e kohës ka menduar se Tom nuk do t’i dërgonte më dhurata.
“Mendoja se ai nuk do të më dërgonte më dhurata kur bëhesha 18 vjeçe, por disa vite më parë ai ka thënë se ka dëshirë të shfaqet një herë në vit, kjo gjë është me të vërtetë domethënëse, dhe e vlerësoj që nuk e harron”, pati thënë më parë Dakota për Entertainment Tonight.
Ajo ka treguar edhe cila ka qenë dhurata e parë që ka marrë nga aktori.
“Herën e parë më pati dhuruar telefonin e parë celular për ditëlindje. Ishte Motorola Razr, nuk kisha kë të telefonoja, por shumë doja ta kisha një Razr. Sigurisht kam folur shumë rreth kësaj gjëje prandaj edhe ma ka blerë. Që nga atëherë çdo vit më dërgon dhuratë dhe nuk e harron ditëlindjen time”, ka thënë Dakota.