Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka folur për lojën që patën sot me Republikën e Çekisë, ku fituan me rezultat 3-0.
Ai ka pohuar se është falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që i japin.
“Kemi luftuar që ekipi të fitoj, ne e arritëm këtë gjë. Vetëm ndonjë mrekulli jashtëtokësore mundet të na ndalë për Evropian”, tha ai për Klan Kosovën.
“I jam falënderues shumë çdo shqiptari si këtu dhe jashtë përmes potimeve e gjërave të tjera që i bëjnë. Ndjehem mirë që po na vlerësojnë”, ka thënë Daku.