Janë publikuar pamjet e projektit se si do të duket stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, raporton portali rajoni.org.
Në pamjet qe janë ndarë nga projektusi tregohet se punimët për ndërtimin e Stacioni të Autobusëve do të fillojnë së shpejti dhe se do të jetë ndër me modernit në ballkan.
Sipas pamjeve dhe projektit qe është planifikuar ky stacion do të këtë hapsirë të bollshmë për dyqane të ndryshme sherbyse e rekreative, internet falas për qytetarët, tualete, vendparkingje dhe do të këtë digjitalizim.
“Stacioni do të jetë nën vëzhgim të kamerave në cdo cep. Wireless po. Me dita sa ke me prit, po. Me i dit linjat, po”.
Stacionet do të posedojnë harta si dhe do të tregojnë kohën e saktë se kur autobusi arrin në stacionin e caktuar.