E martë, 26 Nëntor, 2024

Dalin pamjet: Momenti kur 59-vjeçari u shkon nga pas vajzave që i theri në Ferizaj

Tashmë janë publikuar pamjet e të dyshuarit, Ekrem Sadiku, 59-vjeçar i cili ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit dje në qytetin e Ferizajt.

Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë të dyshuarin duke iu shkuar nga pas dy vajzave të cilat i theri me thikë, njëra prej tyre 10-vjeçare e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, por më pas stabile.

 

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.

Lidhur me këtë edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Policia ka thënë se është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se në se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar  (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar.

Më tutje është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK.

Më poshtë pamjet :

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer