Sinjali ka raportuar në lidhje me një përleshje në një diskotekë në Pejë. Sipas këtij mediumi, në përleshje janë përfshirë dy grupe, ndërsa dy persona janë rrahur goxha shumë dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Në këtë raportim përmendet edhe reperi i njohur shqiptar Noizy, një nga këngëtarët më të pëlqyer nga shqiptarët.
Gjithnjë sipas Sinjalit, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në diskotekën “Snacy” në Pejë, ku dyshohet se Noizy bashkë me grupin e tij, “rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij”.
Në artikull janë publikuar edhe fotot e mëposhtme, të cilat nuk preferohen të shikohen nga njerëz nën moshën 18-vjeçare.