Një video e publikuar nga portali “Indeksonline” tregon disa zhvillime nga veriu i Kosovës, më konkretisht Ura e Ibrit.
Në këto pamje, shihet se një veturë zyrtare e policisë së Kosovës, gjip, parkohet pranë urës.
Megjithatë, pas disa bisedimeve nga zyrtarët policorë kosovarë dhe zyrtarë të KFOR-it Italian, veturën e largojnë nga aty.
Sipas portalit, ushtari Italian i ka kërkuar policit ta largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.
Vlen të theksohet se KFOR po qëndron mbi urën e Ibrit tash e disa ditë, në atë që është thënë të jetë trajnim.