Ministria e Kulturës, Rinës dhe Sportit ka shpërblyer me kontratë gati 8 milionë euro një konserciumin me operatorë ekonomik të huaj për “Zhvillimin e master-planit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, në Komunën e Skenderajt, në Republikën e Kosovës”. Ndërkohë, vlera e parashikuar për këtë tender ishte 3 milionë euro e tenderi është dhënë për gati 8 milionë euro. Çka dihet?
Një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti sa ishte në opozitë, se ‘pushteti i atëhershëm po vidhte edhe në përmendore të dëshmorëve’ vazhdon të bëjë bujë sot e asaj dite.
“Ju edhe në përmendoret e dëshmorëve në tendera vjedhni. Jeni hajna tipik, hajna klasik”, do të deklaronte Kurti opozitar.
Por, nën qeverisjen e tij, pikërisht në kompleksin më ikonik të historisë së Kosovës, atë në Prekaz, tash e shumë muaj ekzistojnë dyshime për shkelje të mëdha në projektin e zhvillimit të master planit për Kompleksin Adem Jashari.
Si qëndron puna?
Që nga fillimi, ky tender ishe përshkruar me parregullësi të shumta.
Tenderi ishte hapur më 24 maj të vitit 2023. Që nga atëherë, më shumë se një vit, duket se tash MKRS-ja ka gjetur operatorin ekonomik për zhvillimin e master-planit.
Por zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, pritet të kushtojë më shtrenjtë që ishte parashikuar më parë.
Ministria e Kulturës e udhëhequr nga ministri Hajrulla Çeku ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomikë me çmimin më të lartë se vlera e parashikuar e kontratës.
Nga 3 milionë euro që ishte paraparë, zhvillimi i master planit tani do të kushtojë 7 milionë e 890 mijë euro.
Tri kompani kanë aplikuar për këtë tender, por tenderi është fituar nga disa kompani të huaja.
MKRS-ja ka shpërblyer me tender konserciumin e kompanive të përbëra nga: Gerber Architekten International GmbH, Donald Insall Associates dhe Barker Langham.
Ndërkohë, operatorë ekonomikë të papëgjegjshëm janë cilësuar Instituti i Shkencës dhe Tekonologjisë (INSI) SHPK si dhe grupi tjetër i operatorëve ekonomikë, POLIS University.
Ndërkohë, asnjërit nga operatorëve të papërgjshëm nuk i është publikuar vlera e ofertës financiare me të cilën kanë ofertuar.
MKRS-ja ka dhënë arsyetim për eleminimin vetëm për opertorin ekonomik Instituti i Shkencës dhe Tekonologjisë (INSI) SHPK.
Sipas këtij arsyetimi, INSI është eleminuar për shkak se nuk ka përbushur kërkesat nga pika e “Kontratave/Projektet e zbatuara dhe disa kërkesa nga kriteret e fuqisë profesionale.
Pse ishte pezulluar ky tender?
Herën e parë, tenderi për Zhvillimin e master-planit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz ishte pezulluar për shkak të ankesës së operatorit ekonomik Instituti i Shkencës dhe Tekonologjisë (INSI) SHPK.
Përfaqësuesi i konsorciumit “INSI”, Ismajl Baftjari, prendonte në procedurë kishin ndodhur disa shkelje. Ai edhe të mërkurë i tha Nacionales se ka pasur parregullësi përsëri.
Pas ankesës së tij ishte pezulluar tenderi. Ndërkohë, në muajin mars, ankesa është hedhur poshtë edhe nga Organi Shyrtues i Prokurimit (OSHP).
Ndërkaq, konserciumi në fjalë është eleminuar për herë të dytë nga ky tender.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovë dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kishin premtuar se punimet për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz do të filloni në vitin 2021.
Ndërkaq, ministri Çeku kishte pasur këto fjalë në ditën kur ishte hapur tenderi për master planin.
“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim.” – shkruante Çeku në Facebook-un e tij më 25 maj 2023.