Sot është mbajtur takimi i rregullt i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, ku janë hapur diskutimet për kandidaturat për Kryetar Komune dhe listën për Kuvendin Komunal.
Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, theksoi se është përgjegjësi e tij dhe e strukturës që ai udhëheq të ofrojnë një ekip fitues për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në këtë takim, Kryesia e Degës ka caktuar ekipin që do të hartojë listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës, bazuar në propozimet që do të vijnë nga nëndegët, si pjesë e organizimit të brendshëm të LDK-së.
Deri më 8 qershor 2025, Dega e LDK-së në Vushtrri do të finalizojë ekipin zgjedhor dhe kandidatin për Kryetar të Komunës.