E diel, 17 Nëntor, 2024

Dëgjohen të shtëna me armë, Policia gjen gëzhojën në vendngjarje

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e një konflikti që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë, është shkrepur edhe arma.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se disa dëshmitarë të rastit kanë njoftuar Policinë lidhur me rastin.

Sipas tyre, disa persona të panjohur kanë pasur një konflikt në rrugë dhe më pas janë dëgjuar edhe të shtënat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhojën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast, ndërsa momentalisht nuk ka persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer