Lëndimi i Rodrit i ka hapur një problem shumë serioz Pep Guardiolës, i cili nuk do ta ketë mesfushorin spanjoll nën urdhrat e tij praktikisht gjatë gjithë sezonit.
Në Angli tashmë po kërkojnë zgjidhje për qëvendësimin e kampionit të Evropës. Sipas “Mirror”, ka disa opsione që trajneri mund të ketë në mendje. I pari dhe më i mundshmi është rikthimi i Kalvin Phillips, i cili është i huazuar tek Ipswich Town. Në janar ai mund të kthehet në “Etihad”.
Opsioni tjetër është të përshtatësh në pozicionin e Rodrit lojtarë të tjerë të “Citizens”: këtu hyjnë në lojë Kovacic, Matheus Nunes apo Gündogan. Ose Pep do t’u besojë të rinjve si James McAtee ose Jacob wright, nga ekipi rezervë.